tag:blogger.com,1999:blog-34356449483889954442023-10-31T02:25:30.048-07:00BigBrotherAlbania 2Ardian Pojana Pavlin Polia Dritan Shehaj Agon Radoniqi Bjordi Mezini Arjon Muca Qetsor Ferunaj Republika Kasmahu Adelajda Xhamani Erjola Jolldashi Aida Troka Lirita Halili Mimoza Krasniqiagonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.comBlogger587125tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-15024761025310680092009-05-16T16:34:00.000-07:002009-05-16T16:35:00.523-07:00Qetsori Ferunaj fiton Big Brother Albania 2
Qetsori fiton
17/05/09 00:51

“Big Brother” kishte përgatitur surpriza për dy finalistët. Në shtëpi ishte ndërtuar një arenë antike e Romës së lashtë. Ato janë pritur nga tifot e publikut në arenë nën ritmin e tambureve. Dy finalistët kanë ndjekur nga një klip të aventurës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother” . Pjesë e spetaklit ishte dhe performanca e artistit së pantomimit.
Dy finalistët e kanë pritur vendimin e televotimit në arenën e improvizuar. Publiku vendosi që me shumicën e votave, banori që duhej të fitonte edicionin e dytë të “Big Brother” të ishte Qetsori. Nën atmosferën e fishekzjarreve është përcjellë fituesi i “Big Brother’.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com54tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-34492267447982446602009-05-16T06:01:00.000-07:002009-05-16T06:02:37.533-07:00Analistët e reality-së, Virusi dhe Arjani: Ja kush do ta fitojë “Big Brother”-in sonte

E favorizuar është Adela, e cila si tip, duke gjykuar nga mesazhet, arrin të mbledhë ose simpati ekstreme, ose antipati ekstreme.

Për Bjordin nuk ka ndonjë gjykim konstant, për Adin tregojnë histori të ndryshme, njëra prej të cilave thotë, madje, se do t’i jepet çmimi, edhe sepse dikush me rëndësi ka një “borxh” për t’i kthyer. Thuhet e ç’nuk thuhet.
Gjithsesi, presim sonte. Ndërkohë, dy analistëve të njohur të “Big Brother”-it në këtë “SH2″, u kemi bërë pyetjen që bëjnë sot të gjithë fansat e këtij emisioni: Kush do ta fitojë “Big Brother”-in sonte?

- VIRUSI -

Meqë po i afrohemi finales, çfarë mendoni se i mungoi këtij “Big Brother”-i?

I ka munguar një kundërshtar Qetsorit, i ka munguar Virusi shtëpisë, i ka munguar një shqiptar nga Maqedonia, i ka munguar një “dorë e zezë”.

Kush mendoni se do të jetë ai që do të marrë çmimin?

Tani kemi ardhur në finale. Në finale kemi 3 njerëz interesantë: kemi Qetsorin, kemi Adin, kemi Adelën. Adela e ndan bashkë me Bjordin, Bjordi nuk përfaqëson ndonjë gjë. Të tre, domosdoshmërisht, përfaqësojnë diçka. Përfaqësojnë një pjesë të njerëzve. Pse duhet ta marrë Adi? Sepse ka një të kaluar interesante: drogaxhi, burgaxhi, pabuks, ka gjetur forcë për të ndryshuar.
Pse duhet ta marrë Qetsori? Intrigant, mistrec, dallkauk, lojtar i mirë.
Pse duhet ta marrë Adela? Ka ndryshuar! Nëse dikush do të mbahet mend, ndonjë banor, ajo është Adela, qoftë fituese, qoftë jo. Adela nuk është më Adelë, është fenomeni “Adela”, e cila ka pasur mundësinë ta ndante Shqipërinë në dy pjesë, në pro edhe kundër. Mendimi im, prej fillimit deri tani, pozitiv ka qenë vetëm për Qetsorin, por javët e fundit, dallkaukllëku i tij ka qenë shumë i madh. Ama, po të isha unë publiku, nuk kisha për të nxjerrë “njish”. “The best of” nuk ka. Unë kisha për të nxjerrë fituese Adelën. Fatkeqësisht, në këtë kohë kur ne jetojmë, si në Shqipëri, ashtu dhe në Kosovë, ka femra që janë viktima, për shkak të mentalitetit, të gjithë asaj që e rrethon dhe ajo ka gjetur forcë, kurajë dhe guxim, që është për t’u çmuar. Se sa do t’i zgjasë ky ndryshim, unë nuk e di. Ndryshimet bëhen për sens pozitiv, por sa do jetë ky ndryshim pozitiv për Adelën, unë nuk e di. Adela, për mua, është model, të cilin do ta ndjekin edhe “Adela” të tjera, që fatkeqësisht nuk janë pak. Do ta nxirrja fituese dhe për një arsye tjetër; që kavajasit mos thonë që ajo shkoi për të ndryshuar, por fitoi 70 mijë euro.

Cili ishte një nga banorët që nuk duhet t’i mungonte finales?
Juna. Kur e bëra përshkrimin e njerëzve që janë tani, thashë që aty duhet një rol model, mirëpo Juna, në asnjë mënyrë nuk ka pasur mundësi që të bëjë balancë mes fenomenin “Junë” dhe fenomenit “Adelë”. Juna dhe Adela kanë qenë në pole të kundërta, flas në mentalitet. Juna, gocë e dalë, e parë, gocë e lëvizur, e lexuar, me eksperienca interesante, gocë me botë. Adela, zyshë katundi, e padalë, e mbyllur, e palexuar, fanatike, me forcë për të ndryshuar. Juna ndryshimet i ka bërë që 12 vjet më parë. Tani kë dëshirojmë të kemi ne, njerëz që fillojnë të ndryshojnë tani, apo modelin që ka ndryshuar para 12 vjetësh? Strategjia e lojës që ajo ndoqi, e ka penguar dhe e ka nxjerrë jashtë, sepse ajo ishte shumë direkte. Unë, madje, i kam thënë dhe cinike, por sikur të ishte futur që në fillim të lojës, Juna kishte për të qenë model interesant dhe i pëlqyeshëm për të gjithë, sepse ne vuajmë për të ndryshuar. Koha është e shkurtër, nuk kemi nevojë të presim Adelën 23 vjeçe të fillojë ndryshimin, ndërsa kemi një model tjetër që ka filluar para 12 vjetësh. Unë mendoj që kjo i ka munguar jo fitores, por i ka munguar ana e kundërt e medaljes Adelës.
ARJANI -

Në fund të 100 ditëve të reality show-t, “Big Brother”, çfarë mendoni se i dha shoqërisë shqiptare një spektakël i tillë?
Mendoj se i ka dhënë shumë, E ka bërë të vrasë mendjen.

Sipas jush, cili ishte banori që, pavarësisht të gjithave, doli fitues, apo që “Big Brother”-i i shërbeu për diçka?
Besoj që, në njëfarë mënyre, të gjithë banorëve u ka shërbyer për një fakt të pakontestueshëm. Kudo që ata të drejtohen, të paraqiten, do të gjejnë një pritje e një vëmendje krejt ndryshe nga sa mund të ndodhte më parë. Do t’i kenë dyert e hapura. Uroj që t’i ndihmojë edhe në synimet e tyre në jetë e varet edhe sesa mirë do të dinë ata ta shfrytëzojnë, por kjo është një pyetje që duhet bërë pas një viti.

Cili është ai “thelbi” njerëzor që, pavarësisht lojës, duhet të mbetet tek çdo pjesëmarrës?
E veçanta e këtij spektakli është se aty shfaqen edhe diferencat e mëdha shoqërore që ne kemi, sidomos po të kemi parasysh që një numër i konsiderueshëm i banorëve vinte nga eksperienca të gjata jete në Perëndim, e kjo ka bërë që të kemi një “përplasje” mentalitetesh e konceptesh për jetën dhe shumë aspekte të saj. Shumë persona mund ta meritonin fitoren, por ata i ka “ndëshkuar” mënyra sesi kanë vepruar.

Pas hyrjes se mamave në shtëpi, u mendua sikur nëna e Bjordit dhe e Adelës do të bisedonin gjatë, ndërsa kemi parë një indiferentizëm nga ana e nënës së Adelajdës. Pse mendoni se reagoi ashtu?

Nuk mund ta quaj indiferentizëm. Ajo hyri atje si nëna e Bjordit dhe duhet të bënte rolin e nënës e jo rolin e vjehrrës. Pastaj, besoj edhe për të qenë më reale me nënat e tjera, duke u përpjekur të mbajë të njëjtin pozicion me to.

Ç’farë patën të veçantë apo ndryshe nga të tjerët këta banorë që dolën në finale…
Këta të katërt kanë ditur të përdorin “mjetin” më origjinal se të tjerët për arritjen e qëllimit. Ose kështu e ka perceptuar publiku. Në biseda të zakonshme, dëgjoj më vëmendje mbështetës të secilit prej tyre dhe, argumentet që ata japin për arsyen e fitores, e bazojnë në një logjikë që unë jam dakord me ta.
Ata kanë ditur të jenë më interesantë në sytë e publikut, i cili e quan këtë “lojë” të tyren. Edhe pse unë nuk jam dakord më këtë fjalë, mendoj se Adi, Qetsori, Bjordi e Adelajda, janë në finale, se nuk kanë bërë lojë, por kanë ditur të jenë persona të veçantë tek njerëzit e t’i bëjnë për vete pikërisht me ato cilësi të karakterit të tyre, të cilat kanë ditur jo vetëm t’i shfaqin, por edhe t’i përcjellin më mirë tek publiku, duke bërë të jenë të shumtë ata që identifikohen me këta banorë.

Cili nga banorët mendon se do të fitojë “Big Brother”-in?
Mendoj që duhet t’i fitojë ai person që do të dijë ta shfrytëzojë më mirë këtë shumë të madhe. Aftësia për të bërë për vete ndjenjat e njerëzve, është vendimtare për fitoren. Ne dimë që të katërt e kanë bërë këtë. Ajo që nuk dimë, është se kush e ka bërë më shumë.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com5tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-33296029836700692682009-05-16T06:00:00.000-07:002009-05-16T06:01:29.216-07:00Big Brother Albania 2, Mimoza Krasniqi, Intervista

Moza: Takimi im me Polin dhe shkaku i mungesës së tij në spektakël

Adela më ka zhgënjyer në shumë raste

Moza si ndihesh tani që dole nga “Big Brother”?

Shumë e lumtur dhe është një ndjesi shumë e veçantë që pata një eksperiencë të tillë.

A ndien se ka ndryshuar diçka me ty, apo me botën përreth?

Tek unë jo, thjesht tani njerëzit më njohin.

A ishte “Big Brother” ashtu siç e prisje? Ishte shumë më bukur sesa e mendoja unë.

A ke derdhur ndonjëherë lot atje brenda ?

Po.

Cili ka qenë komenti i familjarëve të tu, për sjelljen tënde brenda shtëpisë së “Big Brother”?

Kanë qenë shumë krenarë për sjelljen time aty brenda.

Kur dole a e takove Polin?

Po u takuam.

U mërzite që ai nuk erdhi të të priste në oborrin e shtëpisë?

Në fillim u mërzita pak, por pastaj mendova që mund të kishte pasur një arsye të fortë që nuk kishte ardhur.

Pse ai nuk erdhi, a e pyete?

Kishte arsyet e veta dhe unë e kuptova.

A beson te dashuria që lind brenda “Big Brother”?

Absolutisht jo .Për mendimin tim, është e gjitha lojë.

A mendon se Adelën e ke shoqe, apo rivale ?

Besoj se e kam shoqe.

Do të kishe dashur që edhe ti të kishe qenë e ftuar surprizë te spektakli “E Diell” ashti si ndodhi me Adelën?

Po shumë. Do isha gëzuar shumë.

Të kanë akuzuar se ti ke vazhduar të rrish në shtëpi, vetëm se je e bukur, çfarë do të thoshe për këtë gjë?

E para, unë shkova deri në gjysmëfinale dhe deri këtu arrita falë vlerësimit të publikut. E dyta, kjo akuzë është bërë më shumë nga ana e Virusit, por që më vonë e kuptoi dhe e pranoi që nuk kisha veç bukuri, por dhe zgjuarsi.

Moza, cili ka qenë momenti më i bukur brenda “Big Brother”?

Kam pasur tri momente të bukura brenda shtëpisë. Momentin kur më sollën motrën, letra dhe arushi që më dërgoi Poli dhe organizimin që më bëri Big-u për ditëlindjen time.

Arjoni ka deklaruar se Adela dhe Bjordi kanë bërë seks brenda shtëpisë, ti çfarë do të komentoje për këtë deklaratë? Ke parë gjë?

Nuk e kam idenë.

Gjatë qëndrimit në shtëpi, ti pate një incident të vogël me Adin, po sot çfarë mendon për atë ?

Ishte thjesht një keqkuptim të cilin e sqaruam.

Kush ishte vajza më e bukur këtë edicion në “Big Brother”?

Ha ha ha edhe në këtë rast po e vlerësoj veten dhe po them që isha unë më e bukura.

Po djali më seksi?

Qetsori

A ke ndërmend ende, të merresh me këngë, apo ke ndryshuar mendim?

Po shumë, muzikën e kam pasion..
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com4tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-87090338522615933032009-05-16T05:59:00.000-07:002009-05-16T06:00:31.617-07:00Mimoza flet per banoret

ADI

Gjërat pozitive - Gazmor

Gjërat negative - I pabesë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Mbaji premtimet që jep”

PAVLINI

Gjërat pozitive - Person pozitiv

Gjërat negative - U fuste në disa debate pa vend

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më vjen keq që dole herët nga shtëpia”

DRITANI

Gjërat pozitive -I heshtur

Gjërat negative - Shumë strikt, I dukej vetja lider, kur në të vërtetë ka qenë e kundërta

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Pse kishe aq shumë urrejtje ndaj meje”

AGONI

Gjërat pozitive - Shumë kuller

Gjërat negative - Ndonjëherë e tejkalonte me fjalët banale

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më mirë të kishe folur më shumë për veten sesa për Che Gevarën”

BJORDI

Gjërat pozitive - I çiltër

Gjërat negative - Shumëëë fëmijnor

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Po pse më ke nominuar more….. ”

SORI

Gjërat pozitive - Njeri shumë i kompletuar)

Gjërat negative - Ngacmues

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Je më i miri”

ARJONI

Gjërat pozitive - Xhentil

Gjërat negative - Përdorte shumë fjalën “zemër”

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? - Mos u mërzit që të kam nominuar shpesh”

ANI

Gjërat pozitive - Shumë gazmor

Gjërat negative – Mistrec

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe?- E ke pasur gabim që të jam dukur e pasinqertë”

ARJANI

Gjërat pozitive - I komunikueshëm

Gjërat negative - I papëlqyer në disa raste

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Mos ji aq i sigurt në vetvete”

ELTONI

Gjërat pozitive - Shumë i shoqërueshëm

Gjërat negative - Shumë thashethemexhi

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Ke qenë i mirë”

BIKA

Gjërat pozitive - E drejtpërdrejtë

Gjërat negative - Kokëfortë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Të mirëpres në Gjakovë”

ADELA

Gjërat pozitive - E dashur

Gjërat negative - Shumë xheloze

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më ke zhgënjyer në shumë raste”

ZHULJETA

Gjërat pozitive - Shumë e dashur

Gjërat negative - Ndonjëherë e pakuptueshme

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Faleminderit që më ke qëndruar afër”

ERJOLA

Gjërat pozitive - Shumë punëtore dhe inteligjente

Gjërat negative - E tepronte me të folur ndonjëherë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Më vjen keq që dole aq herët nga shtëpia”

AIDA

Gjërat pozitive - Shumë e fortë

Gjërat negative - E zgjaste debatin më shumë se ç’duhej”

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Je mike e mirë”

LIRITA

Gjërat pozitive - Pa komplekse

Gjërat negative - Merrej shumë me fjalë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Pse më ke urryer aq shumë brenda”

MESIDA

Gjërat pozitive - E shoqërueshme

Gjërat negative - Gjumashe

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “Do të më kishte pëlqyer të të kisha njohur më shumë”

ANJEZA

Gjërat pozitive - E komunikueshme

Gjërat negative - Shumë serioze

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? “U njohëm shumë vonë bashkë”

JUNA

Gjërat pozitive - Kërcente bukur

Gjërat negative - I pëlqente vetja shumë

Po ta kishe përballë çfarë do t’i thoshe? Nuk më ke lënë shije të mire
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com2tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-10933054938715400052009-05-13T14:50:00.001-07:002009-05-13T14:50:47.612-07:00Bjordi, Qetsori, Adela dhe Adi finalistet e Big Brother Albania 2
Zgjidhen kater finalistet e “BigBrother”

Ari eshte konkurenti qe ka lene shtepine e “BigBrother” gjate edicionit jashte radhe qe u zhvillua mbremjen e sotme.

Votimi i publikut i ka dhene te drejten Qetsorit, Adeles dhe Adit qe te shkojne ne finale.

Bjordi kaloi drejtperdrejt ne finale pasi mori me shume vota nga nenat te cilat zgjodhen per nje nga konkurentet.

Gjate puntates se sotme kane dale edhe nenat te cilat ishin futur te shtunen per t’u dhene mbeshtetje morale femijeve te tyre.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com4tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-63436446756170909282009-05-11T13:53:00.001-07:002009-05-11T13:53:40.625-07:00Bjordi në të tjera foto provokuese me meshkuj   Bjordi, ai djaloshi i brishtë i cili në fillim të “Big Brother 2” mendohej se do na sillte spektakël falë natyrës së tij pa komplekse, si një djalë i rritur në perëndim, sot i ka kaluar të gjitha parashikimet tona. Na ka mallëngjyer me historinë prekëse të familjes së tij, pasi nuk ka arritur të takojë asnjëherë babain e tij biologjik, të gjithë kemi mësuar mbi detajet e jetës së tij si dhe herën e kaluar botuam një shkrim ku tregohej se ai ka edhe një motër nga babai e cila ka mundur ta njohë nga spektakli ashtu si i ati. Bjordi i ka bërë të gjithë të ëndërrojnë me historinë e dashurisë me Adelën, vajzën e cila deri pak kohë më parë ia kishte kthyer në mision të pamundur afrimin me të. Ndërsa sot falë këmbënguljes së Bjordit, por edhe lojës jo pak të sofistikuar të Adelës, spektakli vazhdon edhe poshtë çarçafëve. Mamaja e Bjordit ka qenë gjithnjë aktive në spektakël dhe në media, duke e ndihmuar të birin për më shumë popullaritet dhe mbështetje. Qysh në fillim, mbase nga ëmbëlsia që ai djalë ka transmetuar, Bjordi është lakuar si një djalë që pëlqen jo vetëm femrat por edhe meshkujt, fakt ky që është përgënjeshtruar nga ish e dashura e tij por edhe nga e ëma. Disa foto të Bjordit të publikuara në gazeta dhe revista e tregonin atë të veshur si femër dhe në disa pozicione provokuese me djemtë. Por historia e tij me Adelën bëri që të mos flitej më për këtë argument. Ndërkohë ne kemi arritur të sigurojmë disa foto të tjera, të cilat e tregojnë Bjordin përsëri në shoqëri me djem të cilët i afrohen dhe e prekin. Natyrisht nëse ai nuk do të ishte bërë i njohur, askujt nuk do t’i tërhiqnin vëmendjen ato poza. Fundja një djali të ri i lejohen të gjitha. Por fakti që televizioni po “prodhon” një personazh të ri publik, bën që të kalohet në skanerin mediatik çdo detaj i jetës së tij. Gjithsesi ne vijojmë ta pëlqejmë për çdo gjë të mirë që ai arrin të përcjellë tek teleshikuesit si dhe mendojmë se Bjordi është një kandidat i fortë për të shkuar deri në finale e ndoshta edhe për të qenë fitues.agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com5tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-57026633265293373912009-05-09T15:35:00.002-07:002009-05-09T15:36:14.579-07:00Big Brother Albania 2: Anjeza Eliminohet
Big Brother ka kominikuar se publiku ka vendosur qe (me ..% te votave nga televotimi i dyte) banori qe duhet te le menjehere shtepine, duke humbur perfundimisht mundesine per te fituar 70,000 euro eshte Anjeza!
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-18820215430630862742009-05-09T15:35:00.001-07:002009-05-09T15:35:39.919-07:00Big Brother Albania 2: Mimoza Krasniqi EliminohetBig Brother ka kominikuar se publiku ka vendosur qe (me ..% te votave nga televotimi i dyte) banori qe duhet te le menjehere shtepine, duke humbur perfundimisht mundesine per te fituar 70,000 euro eshte Mimoza Krasniqi!agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com11tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-39588179882967865202009-05-09T05:32:00.000-07:002009-05-09T05:33:07.263-07:00Big Brother Albania 2, Intervista, Junida Kule (Juna)Juna, a ishte “Big Brother” siç e prisnit?
Padyshim që ishte siç e prisja. Një përballje karakteresh, situatash dhe mentalitetesh, ku elementi telenovelë, edhe po nuk të nxori fitues, të garanton arritjen deri në finale.

E vlerësuat si një përvojë që do të donit ta riprovonit?

E vlerësova si një përvojë që do t’jua rekomandoja të gjithëve. Unë e provova. Unë hyra aty për të pasuruar përvojën time jetësore me aspekte nga realiteti i vendit tim, pasi ndieja mungesë informacioni në këtë drejtim. Desha të eksperimentoja nëpërmjet vetes time, si funksionojnë në një konglomerat të caktuar social shqiptar disa parime bazë të jetës perëndimore, si komunikimi i drejtpërdrejtë dhe me përmbajtje, lirshmëria në mendim dhe veprim, fryma e shëndoshë komunitare, konkurrenca e ndershme dhe sidomos përgjegjësia për të qenë i dobishëm për të tjerët edhe në kushtet e konfliktit të interesave me ta. “

Big Brother” për ju ishte më shumë lojë, apo garë drejt 70 mijë eurove?

Për mua BB ishte një eksperiment personal i imi, brenda eksperimentit të madh social që krijon spektaklin. Eksperimentova me personalitetin tim dhe konceptet e mia për jetën, duke i vënë ato në një provë të fortë. Një ndeshje me disa shfaqje të mediokritetit klasik, ku natyrisht do të fitonte ky i fundit. Kjo u duk qartë nga tre eliminimet e fundit para meje.

Kush ishte miku/mikesha juaj?

Aida, Toni, Arjoni, Sori, Anjeza ishin njerëzit me të cilët unë kisha përputhje në botëkuptim. Miqësia me ta mund të zhvillohet në ambientet jashtë BB.

Po kundërshtari/ja më e fortë?

Të njëjtët njerëz, po të kishim vazhduar bashkë.

Po të them Adela, çfarë më thoni?

Ajo që në fillim më konsideroi si pengesë në rrugën për te 70 mijë eurot dhe nuk donte t’ia dinte fare për vlerat e mia si njeri. Madje u mundua t’i minimizonte ato. Është karakteristikë e njohur e atyre që ndjehen automatikisht inferiorë ndaj dikujt. Mundohen ta bojkotojnë atë pikërisht aty ku ndjejnë inferioritet. Unë për shembull ndjehesha inferiore ndaj Arit, për sa i takon pasurisë së fjalëve të ndyra që ai përdorte dhe e bojkotova atë. Adela u vetëndje inferiore në aspektin etik dhe ndoshta moral dhe u mundua të më asfiksonte. Nuk m’u afrua kurrë pranë pianos, si të tjerët, dhe nuk ishte asnjëherë në gjendje për debat të dyanshëm dhe të shtruar. U pozicionua kundër meje pa elegancë dhe përdori çdo mjet taktik që kishte në dispozicion për të realizuar izolimin e mentalitetit që unë përfaqësoja. Kur nuk ia arriti kësaj, përdori edhe variantin “intelektuali” kundër intelektuales, gjë për të cilën shfrytëzoi Arianin, i cili ishte i gatshëm të më bombardonte me fjalë nga më të ulëtat, pasojë e problemeve serioze me identitetin e vet. Adela di t’i manipulojë njerëzit me karakter të dobët. Për këtë e ndihmojnë gropat e thella që ka në tabanin e saj etiko-moral. A ju duket fajtore, apo viktimë për situatën e saj? As fajtore, as viktimë. Më duket thjesht autore e situatës së saj unike. Them “unike”, sepse, sipas mendimit tim, ajo nuk i përfaqëson aspak vajzat e thjeshta dhe fisnike shqiptare. A mendoni se ajo e penalizon ecurinë e lojës së Bjordit? Jo. Bjordi po penalizon veten, sepse edhe ai nuk ka qëndrueshmëri etikomorale. Luhatet keqas midis lojës së tij individuale dhe lojës së përbashkët me Adelën. Në personalitetin e tij ka kërcitje. Ky personazh ka probleme serioze me harmoninë e tij brenda vetes.

Çfarë mendimi ju ka mbetur për Arin?

Ai mendim që kam shprehur dhe e kam lënë brenda shtëpisë. Është një lloj “dandy”, por pa bosht. U paraqit shumë pak serioz, për ta marrë seriozisht.

Cilat kanë qenë komentet e njerëzve pasi dolët nga “Big Brother”?

Të më ndjejë zotëria i nderuar, gazetari nga Londra, Muhamed Veliu, të cilin po e citoj në një mesazh që më ka dërguar. Më duket se në këtë mesazh përmblidhen shumë bukur opinionet që kam marrë deri tani. Ai shkruan: “Juna, të falënderoj nga zemra që në javët e qëndrimit në BB u ktheve në ambasadore të vlerave të të gjithë ne djemve dhe vajzave shqiptare që jetojmë në Evropë. Ju fituat simpatinë e atyre njerëzve që përfaqësojnë qytetarinë”.

Po prindërit çfarë reagimi patën?

Prindërit i kishte marrë malli për Junën dhe thjesht u çmallën dhe po vazhdojmë të çmallemi.

Njëri nga opinionistët pati një reagim të ashpër ndaj komenteve tuaja ndaj Adelës. A mendoni se sot, të mbash anën e Adelës, duket se fiton më shpejt simpatinë e publikut?

Mendoj që secili duhet të mbajë anën e vet, sipas karakterit dhe personalitetit të tij. Sa për “opinionistin” Arjan Konomi, ai u tregua oportunist, duke u bërë zëdhënës i atij mediokriteti që kam përmendur më lart.

Si do të rrjedhë jeta e Junës tani?

Matë normalitet dhe impenjim si deri para 4 javësh.

Tipi i Adit, a mund të ishte mashkulli që do të donit ta kishit në krah?

Në asnjë mënyrë. Për mua Adi është vetëm një shakaxhi i zoti, që e mbulon shumë mirë pjesën e mërzitshme të kohës në BB.

Çfarë do t’u thoshit atyre që e mendojnë ndryshe nga ju?

E respektoj mendimin e tyre, siç respektoj çdo mendim ndryshe në përgjithësi.

Po fansave?

I falënderoj për përkrahjen që më kanë dhënë dhe dua të shfrytëzoj rastin për t’jua thënë me anë të një shprehjeje në një këngë të STING: “Be yourself, no matter what they say”.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com23tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-21540140884491489772009-05-09T05:31:00.000-07:002009-05-09T05:32:10.179-07:00Flet Juna (Junida Kule) për banoret
ADI

Gjërat pozitive - Synon të ndryshojë.

Gjërat negative - I mungon guximi për konfrontime ballë përballë.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ç’kemi Adi! Prapë të dhemb kurrizi mo? Po këmbën si e ke”?

DRITANI

Gjërat pozitive - Mjaft elegant në pamje.

Gjërat negative - Kur nxehet, e humbet ekuilibrin.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të trashëgohesh”!

BJORDI

Gjërat pozitive - Premtues në piano.

Gjërat negative - Bën kompromise të paprincipta.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Kujdes, jeta është e gjatë për prapësira dhe e shkurtër për të qenë i virtytshëm”.

ARJONI

Gjërat pozitive - Inteligjent, i artikuluar shumë mirë në shprehje dhe i pashëm.

Gjërat negative - S’ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Falënderoj ‘Big’-un që më dha mundësinë të njihesha me ty”.

SORI

Gjërat pozitive - Njeri i vullnetit dhe sakrificës.

Gjërat negative - Nuk i shfaqi asnjëherë para meje.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Më vjen keq që nuk t’u dha rasti të më nominoje”.

ANI

Gjërat pozitive - I mirë dhe i dashur.

Gjërat negative - Nuk arrita ta njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Vazhdo siç e ke nisur”.

TONI

Gjërat pozitive - I ëmbël, i zgjuar dhe parimor. Pa komplekse.

Gjërat negative - Më ka lënë pa gjumë dhe desh më mbyti nga të qeshurat.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lymo, na le pa pa filxhon”.

ARI

Gjërat pozitive - Ka mësuar ca gjëra në Perëndim.

Gjërat negative - Nuk ka mësuar ato që duhet të mësonte.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Asgjë”.

ADELA

Gjërat pozitive - Fotozhenike në fytyrë.

Gjërat negative - Fotozhenike në karakter.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ti nuk përfaqëson vajzat e vërteta nga provinca. Ato janë të brishta dhe të sinqerta në ëndrrat e tyre legjitime”.

AIDA

Gjërat pozitive - Vajzë me shumë personalitet dhe me shumë botë.

Gjërat negative - Nuk arrita t’ia njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lum ai burrë që do të të ketë ty në krah”.

MOZA

Gjërat pozitive - Kryefamiljare e zonja.

Gjërat negative - Telefon i prishur.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “E thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme ke thënë, e thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme s’duhen thënë”.

ANJEZA

Gjërat pozitive - Me shumë bonsens, shumë e dashur dhe e çiltër.

Gjërat negative - Nuk ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të uroj shumë, shumë fat në jetë”.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-72112281667223580872009-05-09T05:29:00.002-07:002009-05-09T05:30:44.325-07:00Goni: Adela, sipas meje
Jeni shprehur në shtyp se Adela ju ka tradhtuar…

Kur më është bërë pyetja, kam thënë që nuk merrem me thashethemet e njerëzve dhe këtë e kanë nxjerrë shoqet e Adelës pasi ajo ka hyrë në “Big Brother”, dhe ndoshta e kanë thënë nga inati. Adela nuk më ka lënë të kuptoj se më ka tradhtuar. Kështu që për mua nuk është e vërtetë.

Pra, gjatë lidhjes suaj me Adelën, ajo nuk ju ka tradhtuar?

Jo, nuk ma merr mendja. Jam i bindur që nuk më ka tradhtuar.

Kur dëgjuat fjalët që u hapën, çfarë menduat?

Nuk u lëkunda, i mora si thashetheme.

Si e njihni ju Adelën?

Nuk më takon mua të flas më për Adelën. Sinqerisht nuk kam më asnjë lidhje me Adelën, por ajo është tipi që është. Është vajzë shumë e mirë dhe e qetë.

Jemi afër finales së një gare. Çfarë i uroni Adelës?

I uroj Adelës që ta fitojë “Big Brother”-in dhe këtë e them me gjithë zemër. Do më bëhej qejfi po ta fitonte.

Janë shkruar shumë gjëra për ju në gazeta. Çfarë nuk është e vërtetë?

E pavërtetë është që unë jam ndarë me gjyq nga Adela, por ne kemi qenë vetëm të fejuar dhe të pacelebruar. Të pavërteta janë edhe shumë të tjera si: që jam lidhur me një vajzë tjetër, që kam lënë punën dhe që kam qenë në spital, por edhe gjëra të tjera të cilat nuk më kujtohen. Të them të drejtën, nuk kam më besim te gazetat.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-57543792700029259822009-05-09T05:29:00.001-07:002009-05-09T05:29:47.091-07:00Reagon nëna e Bjordit, Antoneta: Nga fitorja nuk hiqet dorë kurrë

[...] Me fitoren në dorë, Bjordi mund të bëjë një vepër bamirësie [...]

Bjordi është shprehur në një nga këto ditë që dëshiron që Adi ta fitojë BB2. Cili është komenti juaj për këtë?

Unë mendoj që Bjordi, për natyrë, është shumë human. E bën nga dashuria e madhe që ka për Adin. Ai e shikon atë në vështirësi, e shikon si një djalë të parealizuar dhe mendon se ai, me kontributin e tij, mund të jetë shumë i dobishëm në jetën e Adit.

Mendoni se ai është tërhequr nga çmimi në njëfarë mënyre?

Jo, absolutisht nuk është një tërheqje, çmimi është çmim. Fitorja e BB do të jetë një nga kënaqësitë më të mëdha për Bjordin dhe mendoj se djali im ta duhet ta fitojë një çmim të tillë. Unë e shikoj Bjordin si nënë, por edhe si fanse. Nuk e imagjinoj që ai do të tërhiqet nga çmimi i madh pasi di t’i çojë gjërat deri në fund. Nga fitorja nuk hiqet dorë kurrë. Pastaj me fitoren në dorë, Bjordi mund të bëjë një vepër bamirësie si të dojë ai, nëse ai e ndien për të ndihmuar Adin, le ta ndihmojë. Unë mendoj që Bjordi nuk do të tërhiqet nga fitorja. Nuk besoj se ka njeri në botë që thotë nuk dua fitoren. Fitorja është fitore.

Mendon se kjo thënie e Bjordit mund të jetë një strategji ?

Jo, nuk është strategji. Unë e kam parë te lotët që derdhi Bjordi kur Adi u takua me të ëmën. Unë nuk mund t’i gjykoj ata në marrëdhënien e tyre. Ata kanë ditur t’i japin njëri-tjetrit dashuri që të arrijnë në kompromise të tilla. Nuk mendoj kurrë që Bjordi është hipokrit.

Po përgjigjja e Qetsorit ishte një strategji?

Jeta na ka treguar që çdo ditë hasim me zhgënjime dhe këto bëjnë pjesë në rivalitetin e jetës sonë. Në rrethanat e ndryshme me persona të ndryshëm nuk arrijmë të vëmë pikën mbi i. Unë nuk jam kundër Qetsorit. Do shpresoja edhe unë shumë që Bjordi të mos zhgënjehej. Fjala e Qetsorit është një këshillë pa hipokrizi. Ishin fjalë shumë të pastra të një djali të pjekur. Nuk dua ta besoj se Qetsori do t’ia thoshte ato fjalë Bjordit për shkak të konflikteve që ka me Adin. Nuk kam asgjë kundër Adit, më kuptoni. Natyrisht që çdo nënë do të dëshironte të fitonte djali i saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për një djalë si Bjordi. Do dëshiroja me shpirt që Bjordi të dinte të investonte ato para të çmimit në mënyrën më pozitive, qoftë tek Adi apo diku tjetër.

Nëse do të kishit mundësi të flisnit me Bjordin, çfarë do t’i thoshit?

Sikur të kisha mundësi, do t’i jepja Bjordit edhe një herë kurajë për këto ditë që kanë ngelur, që ta justifikojë veten që publiku ta votojë dhe të dalë fitimtar. Pastaj si i investon ato para është mënyra e tij. Bjordi duhet t’i japë maksimumin publikut që ta meritojë.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-9164559670542537712009-05-09T05:27:00.000-07:002009-05-09T05:28:06.615-07:00Sokoli, vëllai i Adit, rrëfen: Jam krenar për kthesën që ka bërë Adi
[...] Bjordin e vlerësoj shumë [...]

Jemi drejt të javës së madhe të BB. Tani besoj se vëmendja juaj është akoma më e madhe? Po emocionet tuaja si janë?

Emocionet me thënë të vërtetën janë të mëdha. Për ne, Adi, në çdo ditë apo sekondë që të dalë, është i fituar, sepse opinionet që marrim nga njerëzit janë pozitive. 70 mijë euro është një shumë e kënaqshme por megjithatë, jo e rëndësishme. Çfarëdo që të ndodhë, Adi është i fituar dhe ne jemi të kënaqur për atë që kemi kaluar, për atë që kemi hequr me Adin dhe për atë që ai ka hequr vetë. Sipas nesh, e gjitha kjo që po ndodh është një rilindje për atë dhe një lindje për ne. Kuptohet çfarë gëzimi ka familja kur ndodh një lindje. Kjo është arsyeja që jemi të kënaqur. Sinqerisht nuk e besonim që Adi do të kthehej në jetë. Ishte si ajo dega e thatë e një peme që është e vështirë të ringjallet, vetëm nëse i bëhet një transplant.

E kishit menduar se Adi do të arrinte deri këtu?

Unë si vëlla, në momentin që Adi hyri në BB, isha i kënaqur. Më dukej vetja krenar, jo thjesht se doli në ekran por për kthesën që Adi bëri. Që në ditët e para në BB, shumë njerëz më thoshin që Adi do të shkojë deri në fund, por nuk isha optimist duke parë që elementet e tjerë ishin të zgjedhur dhe sepse ata kishin një të shkuar më të mirë se ajo e Adit. Kjo ishe ajo lloj frike dhe mendoja se do të isha i kënaqur edhe po të kalonte gjysmën e ditëve brenda shtëpisë. Tani që ka ardhur fundi, mendoj përse të mos jetë në finale dhe përse të mos dalë i pari. Tani bëj krahasimin dhe shikoj se të gjithë janë të mirë edhe pse rivaliteti mbetet. Mua më pëlqejnë shumë që të gjithë. Edhe Qetsori, edhe Ari, i cili për kohën që ka hyrë sipas mendimit tim ka treguar vlera të jashtëzakonshme. Adelajda është shumë mirë. Për Bjordin nuk gjej dot fjalë dhe superlativa, pasi për moshën e tij, ka një zgjuarsi të jashtëzakonshme dhe është i përgatitur. Më vjen mirë që ka gjetur gjuhën e përbashkët me Adin.

Bjordi në fakt ka deklaruar hapur se mendon që çmimi i madh i takon Adit? Cili është komenti juaj për këtë?

Jo vetëm tani, por edhe më parë në “grupin e vet” le të themi se në fakt ata kanë ndenjur të gjithë, por aty ku pëlqehej biseda, dhe shoqëria ka ardhur vetvetiu, Bjordi e ka shprehur simpatinë për Adin. Pikërisht Bjordin e vlerësoj shumë dhe familja ime gjithashtu. Kur thotë Bjordi që i takon Adit që ta fitojë, ne nuk shohim vetëm fjalët por edhe zemrën e tij. Njerëzit shihen tek paratë, se në rrugë të gjithë të mirë bëhen, por kur vjen fjala te paratë…. Na vjen mirë kur e thotë atë fjalë.

Mund të jetë thënia e tij një strategji për të fituar simpatinë e publikut?

Unë nuk mendoj fare për strategji, por që ai ka zemrën e madhe. Njeriu mund të thotë shumë gjëra, por nëse analizohen të gjitha mendimet dhe thëniet kuptohet sa të vërteta i ka. Do të ishte një strateg shumë i madh po të luante. Edhe sikur dikush tjetër të ma ushqejë këtë arsyetim që Bjordi e ka thënë për strategji, nuk do ta besoja, do të vazhdoja me mendimin që është një djalë i mirë, i dashur, inteligjent. Ai njeri ka gjetur vendin në familjen tonë.

Ndërkohë Qetsori ka replikuar me Bjordin, duke thënë që ai nuk e njeh Adin…

Ku e njohu Qetsori si është Adi? Ku e di ai sesi është Adi jashtë? Se Adi ka shprehur të kaluarën e vet nuk do të thotë se nuk është i vërtetë aty brenda. Qëndrimi i Sorit, për mua, është vazhdimi i mentalitetit që të tjerët kanë për ata njerëz që kanë vuajtur si Adi e kanë një të kaluar si e tija. Edhe ne nuk e dimë si është Qetsori dhe kushedi si mund të jetë.

E kemi parë Adin këto ditë të merret me joga? Ushtrohet vazhdimisht?

Në kushtet e shtëpisë, Adi ka bërë gjithmonë joga. Ai është marrë me joga edhe kur ishte në burg. Ndoshta edhe vetmia në qeli i ka dhënë spunto. Por të përditshme ai ka fizkulturën në kushtet e shtëpisë.

Si i parashikoni ditët që po vijnë?

Më pëlqeu shumë kur Adi tha se këto ditë që kanë mbetur t’i kalojmë sa më mirë. Ai është indiferent ndaj parave. Sa për të tjerët po shikoja një mbrëmje kur Ari që është shumë inteligjent po thoshte me Sorin që të bëjnë debate. Arjani është rebel në bisedë, them që ai ashtu do vazhdojë. Edhe Qetsori, tek i cili kam vënë re diçka, sipas mendimit tim, pas surprizës së Adit me nënën e tij, ka rënë në panik pasi ka parë një lojtar më potent brenda shtëpisë. Por mendoj se tani e gjithë loja është te nominimi dhe e shtuna e kaluar e tregoi këtë gjë.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-73900499875099327962009-05-09T05:26:00.001-07:002009-05-09T05:26:54.149-07:00Banorët: Lidhja e Adelës është lojë ?!?!
Bjordi, Adelës: “Kur ta kuptosh, do vish të më kërkosh falje”

Bjordi vazhdon të jetë i mërzitur dhe qëndron i vetëm në kopsht. Ajo i shkon pranë, por ai e refuzon shoqërinë e saj. Adela i kërkon që të mos përkëdhelet kaq shumë dhe i thotë të futet brenda në shtëpi. Bjordi nuk pranon dhe i thotë se do ta kalojë natën i vetëm në kopsht. “Dua të bëj ledhe”, përsërit ai fjalët e Adelës. Adela ia kthen se ai vërtet po përkëdhelet, sepse i bën gabimet vetë e më pas mërzitet prapë vetë. Bjordi i kërkon të largohet nëse ajo vazhdon t’i thotë këto fjalë, duke e bërë të ndjehet keq. Adela i përgjigjet se ajo përpiqet që sa herë ai nuk ndjehet mirë, ta bëjë të ndjehet më mirë. Ajo i thotë se ai nuk e do afër kur nuk ndjehet mirë dhe se nuk vlerëson asgjë nga ato që bën ajo për të. “Ti nuk e ke idenë për çfarë po flet dhe kur ta kuptosh, do vish të më kërkosh të falur”, ia kthen ai. Bjordi i thotë se ajo e ktheu bisedën në anën e vet, ndërkohë që ai ia shpjegoi përse. “Ti më bërtite për atë veprim, kur nuk e ke idenë se përse e bëra”, i thotë ai. Bjordi i flet disa fjalë në vesh dhe Adela i thotë se nuk e dinte që kjo gjë ishte kështu dhe ndaj u soll në të tillë mënyrë. Bjordi i thotë se ajo i mendon gjithnjë gjërat keq, pastaj e pyet se si janë në të vërtetë. Adela i kërkon të falur dhe largohet, ndërsa Bjordi vazhdon të qëndrojë i vetëm në kopsht.

Ari: “Bjordi duhet të dalë në pah, jo të fshihet pas Adelës”

Ari, duke qëndruar në kopsht me Qetsorin, i thotë që mendon se të shtunën do dalin 5 banorë në kandidim dhe shton: “Do dal unë”. Ai, duke parë Adelajdën, e cila po lahej në pishinë, i thotë: “Zyshe, gëzoji këto ditë”. Sipas tij, nëse do dilte Adelajda, do kishin mundësi të shikonin dhe Bjordin, pasi ai fshihet pas saj. Ajo e kundërshton, duke i thënë që nuk ka pse të dalë ajo që Arjani të njohë Bjordin. Ai shton: “Nëse ikën ti, ai bie në depresion”. Adelajda mendon se ai i thotë këto gjëra pasi nuk dëshiron që të dalë Mimoza dhe Qetsori. Qetsori i thotë Arjanit: “Nëse të pyet Arbana të shtunën, se kush dëshiron të dalë nga tre të kandiduarit, çfarë përgjigje do i japësh”? Arjani thotë që për të janë njësoj të tre banorët dhe shton: “Mendoj që Bjordit i bën mirë java e fundit vetëm”. Arsyeja se pse mendon kështu, është për faktin që Bjordi duhet të dalë më në pah, pasi, sipas tij, ai mund të jetë banori që mund ta fitojë dhe duhet të tregojë më shumë. Arjani vazhdon e diskuton për të, duke thënë se çdo banor ka momente që acarohet, ndërsa ai jo. Sipas tij, kjo gjë vjen nga fakti që ka Adelajdën, me të cilën puthet. Arjani shton: “Ai e amortizon stresin, ndërsa ne e mbledhim”. Ai e shikon Mimozën si konkurrente të fortë për finale, pasi ka mbështetjen e Kosovës. Sipas tij, ajo nuk e meriton të fitojë, pasi ka banorë të tjerë të cilët e meritojnë më shumë. Qetsori e mbështet mendimin e tij. Ai bën shaka me Adelajdën, duke i thënë që ndërroi mendje dhe uron që të dalë Mimoza. Sipas tij, për sa kohë Bjordi qëndron me Adelajdën, ai humb individualitetin e tij.

Banorët: Lidhja e Adelës është lojë?

Banorë qëndrojnë në kopsht, duke diskutuar për jetën brenda shtëpisë. Arjani thotë që, sipas konceptit të tij, për të parë se kush është më i miri duhet të bësh një analizë të vetes krahasuar me të tjerët. Ai mendon që është më i miri. Adelajda thotë që ajo nuk mendon të njëjtën gjë për veten e saj. Sipas tij, nëse e shikon veten individualisht, secili mendon për veten që është më i miri, por individualitetet duhet të përballen për të kuptuar. Ai thotë: “Unë nuk jam tendencioz, por në këto 10 ditë që na kanë ngelur, mendoj të bëjmë pak debat”. Adelajda është pro debateve, por nuk pranon kur ato bëhen për jetën private. Ai i thotë që me hyrjen në “Big Brother”, ajo ka implikuar dhe jetën private. Ajo thotë që është koshiente për këtë gjë, pasi si ajo, ashtu edhe Bjordi, janë të dy konkurrentë. Adi ndërhyn duke i thënë: “E vetmja gjë që mund të sulmojnë është fakti që lidhja juaj është lojë”! Adelajda shprehet e hapur ndaj një debati të tillë. Sipas saj, çdo person që vë në dyshim lidhjen e saj dhe ka argumente, mund të përballet me të. Qetsori ndërhyn, duke thënë se nëse nuk ka qenë lojë, kjo do duket në qoftë se ata do jenë bashkë edhe kur të dalin jashtë. Arjani mendon që lidhja e tyre nuk është lojë, por vë në dyshim jetëgjatësinë e saj, duke e lidhur me karakteret e tyre. Qetsori mendon që nuk është keq nëse ata diskutojnë për këtë gjë. Adelajda i thotë që është dakord me të, por vetëm nëse personat kanë argumente. Adi thotë që loja dyshe është e fortë dhe këtë gjë e mendojnë të gjithë, pasi është marrë si arsye nominimi. Adelajda mendon që kjo formë loje ndihmon për të ecur përpara, por jo për ta fituar “Big Brother”-in.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-90359409358868976882009-05-08T16:24:00.000-07:002009-05-08T16:25:55.681-07:00VIDEO - Adelajda dhe Bjordi: Sex ?!?!?
Adelajda dhe Bjordi: Sex

8 Maj 2009, Në ora 04:50

VIDEO :

agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com13tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-46319806204120043662009-05-08T13:56:00.000-07:002009-05-08T13:57:36.822-07:00Pas “Big Brother”, Eltoni zbavitet dhe bën fushatë për Edi Ramën
Edhe pse qëndroi pak ditë brenda shtëpisë së “Big Borther”, Eltoni tashmë njihet nga të gjithë falë këtij programi i cili prodhon figura publike. Përveç riteve të tij të zakonshme, Eltoni po merret edhe me fushatën e PS-së. Sipas miqve, ai ka qenë gjithmonë i angazhuar në FRESSH, por tani falë edhe faktit që është bërë i njohur, ai po shfrytëzon të gjitha mundësitë që këtë gjë ta vejë në shërbim të fushatës për forcën politike të cilën ai pëlqen. Kështu, në faqen e tij në Face Book, Eltoni është angazhuar seriozisht në fushatën e PS-së dhe veçanërisht në promovimin e punëve të kryetarit të saj Edi Rama. Të shohim se çfarë do të ndodhë me Eltonin gjatë muajit kur do të hapet zyrtarisht fushata ose më saktë çfarë ndihme tjetër do të japë ai që forca politike që përkrah të marrë sa më shumë vota.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-89065929432538750272009-05-04T07:08:00.000-07:002009-05-04T07:09:10.274-07:00Pas ndarjes mësova se Adela më tradhtonte me profesorin e saj
Adelajda tashmë e ka ligjëruar lidhjen e saj të re me Bjordin, njëkohësisht dhe kundërshtari i saj në “Big Brother”, në garën për të fituar 70 mijë euro. Por të
tjera të reja vijnë për të kaluarën e saj jashtë shtëpisë.

Ish i fejuari, Agron Lushka në rrëfimin e tij të dytë ekskluziv për “Panorama Plus” tregon për një histori të mundshme
tradhtie të saj me një pedagog nga Elbasani, universiteti ku ajo është duke ndjekur studimet për Gjuhë-Letërsi. Për “Panorama Plus” ai dëshmon këtë fakt, që ia kanë pohuar vetëm një muaj pasi ish e fejuara hyri në “reality show”-n “BigBrother 2”.
Goni po e ndjek Adelajdën në “Big Brother”, e ke idenë si po shkon loja?
Jo fare. S’e kam idenë ç’po ndodh.

Qetsori tha pak a shumë që ashtu siç ka sytë e zinj, flokët e zinj Adela ka dhe shpirtin e zi. Si e komenton?
Përderisa ka thënë Qetsori them se është e vërtetë. Ai po bashkëjeton me të në
një shtëpi dhe ndaj nuk mund ta thotë kot. Unë vetë kam kaluar plot pesë vite me të, dhe ende nuk arrij të nxjerr një konkluzion se kush është ajo në të vërtetë.

Në ato pesë vite Adela ka bërë një jetë të mirë apo të keqe me ty?
Më kanë thënë që është shprehur se ka bërë një jetë të keqe. Por do i thosha që jetën e keqe mund ta ketë kaluar vetëm tek shtëpia e saj. Unë ia kam plotësuar të gjitha çfarë kam mundur. Por mendoj se ajo ka më shumë pretendime seç meriton.

Çfarë ke parasysh kur thua këtë?
Po ja Adela më kërkonte me ngulm të bëhej drejtoreshë shkolle në Kavajë, edhe pse e dinte që ende nuk kishte marrë diplomën. Ju duket pretendim normal ky?

Si ka shkuar lidhja juaj në aq vite?
Vitet e para kemi kaluar mirë. Por për më se një vit e gjysmë marrëdhëniet tona u ftohën. Grindeshim shpesh dhe në këtë periudhë fejesa jonë nuk ishte më si më parë.

Pse cila ishte arsyeja?
Provokimet e Adelës ndaj meje ishin arsyeja. Më bënte telefonata pa numër dhe sillej si vajzë tjetër për të më provokuar se ku ndodhesha. Këtë gjë ma ka bërë për herë të parë në 1 mars 2006 kur isha në drekë me familjen. Përdorte mënyra të tilla për të më kontrolluar. I zbulova shpejt lojërat e saj dhe më dukeshin veprime shumë të ulëta që vetëm ajo mund t’I bëjë.

Si reagoi ndaj kësaj ftohjeje?
Ajo është natyrë xheloze, qante shpesh. Por ky ishte problemi i tipit, karakterit të saj. Mund ta them me bindje se nuk jam sjellë kurrë keq me Adelën.
Tashmë jeni i ndarë.

Çfarë komentesh ju vijnë për të tani që s’jeni më I fejuari i saj?
Nuk merrem me thashetheme, por kur ato kanë të bëjnë me jetën time nuk mund të mos ua vë veshin. Ajo që më ka bërë të ndihem vërtet i fyer është një histori e mundshme tradhtie nga ana e saj, në kohën kur kemi qenë të fejuar. Pas një muaji pasi ajo hyri në “Big Brother” më thanë se ajo ka pasur një histori tjetër paralele me një pedagog nga Elbasani.

Nga kush ka dalë ky thashethem?
Nga vetë shoqet shumë të ngushta të Adelës, që vazhdonin bashkë me të shkollën e lartë në Elbasan. Ato e kanë nxjerrë si muhabet tani që Adela ka hyrë në “Big Brother”. Mua erdhën më thanë më vonë të tjerë persona për të cilët nuk mund të prononcohem. Sipas tyre, historia ka qenë aq e thellë sa Adela i paska kërkuar dhe atij mendim për të hyrë në “BB” dhe ai nuk kishte pranuar.

Të erdhi e papritur apo kishe kuptuar diçka më parë?
Të them të drejtën jo, nuk ma kishte pritur mendja. Nëse do kisha kuptuar gjë do isha ndarë që në momentin e parë. Vetëm nuk gjej arsyen pse mund ta ketë bërë, pasi asnjëherë nuk i kishte munguar gjë nga unë dhe nuk i kam lënë shkas.

Kur mendon se mund të ketë ndodhur kjo tradhti?
Mbase tani vonë.

Mund të kuptohej tradhtia tek Adela?
Varet. Por femra si Adela nuk kuptohen asnjëherë.

Ti vetë e ke tradhtuar ndonjëherë?
Jo, asnjëherë.

Po për lidhjen e saj me Bjordin ç’mendon?
Bjordi është ende adoleshent dhe nuk e kupton. I uroj shumë që të mos i ndodhin këto gjëra, që më ndodhën mua me të.

Në lojën që ajo po bën çfarë i intereson më shumë Bjordi apo 70 mijë Eurot?
Paratë dhe fama pa diskutim. Madje mund të them se para se të hynte mu lut të mos ndaheshim, duke më premtuar se po hynte për të fituar 70 mijë euro, dhe nëse do fitonte 30 mijë euro do m’i jepte mua ndërsa 40 mijë euro familjes së saj.

Ka gënjyer Adela brenda shtëpisë dhe për çfarë?
Nuk më kujtohen tani. Por mesa e njoh është tip mashtruese. Në çdo moment
mashtron. Për shembull ka thënë aty se s’ka qenë asjëherë në plazhin e Golemit.
Unë kam shtëpi plazhi atje dhe ajo ka kaluar gjithnjë tre muajt e verës.

Po manipulatore në çfarë rasti mund të jetë treguar?
Që në faktin që i vë shumë faj mentalitetit të Kavajës duke e përdorur si armë. Kavaja s’e ka gjykuar Adelën, ajo e ka paragjykuar këtë qytet para se të hynte. Po ashtu e them me bindje që ajo s’është askush që të përfaqësojë Kavajën. Thjesht po bën rolin e viktimës
vetëm për të fituar.

Cila mund të jetë e ardhmja e saj pasi të dalë nga BB?
E di që do shkojë ku do shkojë dhe do kthehet përsëri aty ku ka qenë. Adela e sheh jetën si telenovelë, se në fakt në jetën e saj deri tani s’ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur telenovela.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com9tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-16393061349398263822009-05-02T14:45:00.000-07:002009-05-02T14:46:59.983-07:00Big Brother Albania 2, Nominimet, Adelajda, Mimoza, Qetsori
Big Brother Albania 2, Nominimet, Adelajda, Mimoza, Qetsori

Te nominuarit:

Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove

Per te VOTUAR Adelajden, dergoni: BB ADELAJDA ne 15191
Per te VOTUAR Juniden, dergoni: BB QETSOR ne 15191
Per te VOTUAR Mimozen, dergoni: BB MIMOZA ne 15191

Nga Shqiperia, mesazhi kushton 100 leke + TVSH. Nga Kosova, 80 cent + TVSH.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com4tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-41480467764769923452009-05-02T13:26:00.000-07:002009-05-02T13:27:04.573-07:00Një ditë e vecantë për Adin

Sot për njërin prej konkurentëve është një ditë e vecantë. Është ditëlindja e nënës së Adit për të cilën ai ka folur shpesh dhe “Big Brother” ka vendosur të tregojë raportin e tyre duke i bërë një surprizë Adit. Banorët dalin në oborr ku ngrenë një dolli me rastin e ditëlindjes së mamasë së Adit, ndërkohë që atij vetë i kërkohet të kthehet në shtëpi dhe të ndjekë duke mbledhur një top akriliku për të parë se ku do ta cojë. Adi mbërrin në dhomën aziatike ku takohet me të ëmën. Në dhomë gjënden dhurata për mamanë e Adit, disa foto të tij në shtëpinë e “Big Brother” me disa shprehje të thëna nga ai vetë. Ndërsa e ëma e Adit u ka sjelle banorëve një tortë.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-39294301037119052752009-05-02T13:21:00.000-07:002009-05-02T13:23:09.484-07:00Eliminohet Juna

Juna eshte banorja e rradhes e eliminuar nga shtepia e Big Brother Albania. Ashtu si ne sondazhin tone Juna ishte nder me te votuarat ne te gjitha websitet e fansave te Vellait te Madhe.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-24764336620554167622009-05-02T09:48:00.000-07:002009-05-02T09:49:08.072-07:00Nusja e Qetsorit : S’jam xheloze, ia njoh shijet

Liljana është 29 vjeç. Dje, pra më 1 maj, ishte datëlindja e saj. Punon kontrollore në paraburgimin e Vlorës. Të birit dy vjeç, i kanë vendosur emrin e babait të Qetësorit (që nuk jeton më), ndërsa pret një vajzë dhe është në muajin e katërt të shtatzënisë.

Në paraburgimin e Vlorës, sapo pyet përmes portës prej hekuri për të, e identifikojnë menjëherë, duke përdorur emrin e Qetësorit. “Ah, kërkoni të shoqen e Qetësorit? Por, a do të fitojë ai? Pyetja kthehet nëdebat ndërmjet bluve roje, ndërsa na ndihmojnë për një numër kontakti.
Liljana na lë takim pasdite në një nga baret e qytetit, ndërsa shoqëruesi me sy bojëqielli, i veshur tërësisht me xhins, është djali dy vjeç. Merko, ose si i thërrasin shkurt, Eri. Ajo që spikat në fillimin e bisedës, është se Liljana jeton ende me emocionet e takimit me të shoqin në shtëpinë e BB-së, kur i ka treguar për vajzën e tyre që, për pak muaj, do të vijë në jetë. Sot dita përkon me datëlindjen e saj dhe si për të ndarë këto momente me të shoqin, pranon menjëherë që biseda të lakohet rreth tij.

Çfarë ju bën më tepër pështypje këto javë drejt fundit të “Big Brother”-it?
Ndoshta Qetësori është bërë më i ndjeshëm, pasi me çunin ka një lidhje të veçantë. Më i tërhequr ndaj ngacmimeve që ka patur në fillim, por gjithsesi, alegrinë dhe humorin nuk e ka ndarë në asnjë moment.

Do të veçoje ndonjë episod?
Normalisht tani po vjen finalja dhe secili po tregon më tepër vlerat e veta. Duan të hyjnë në debate, por Sori këto i ka pasur që në fillim. Ndoshta të tjerët tani kanë nisur të aktivizohen më shumë. Siç e ka thënë dhe Sori, e ka filluar shpejtësinë e maratonës me 20 km në orë. Pra, është siç ka qenë dhe në fillim, ndërsa të tjerët po nxjerrin gjëra të tjera. Po të shikosh, p.sh., Adin, ai në fillim ka qenë më i qetë, ndërsa tani duket më luftarak, më ngacmues.

Përsa i përket nominimit Adi-Qetësor, çfarë mund të na thuash?
Thjesht një çështje “inati” pse u thye një pakt. Ndoshta tani po i bëhen në të njëjtën mënyrë. Këtë herë ishte Lirita. Të paktën, te nominimet që bën Sori, më duken me bazë, ka dhe argumente për to, ndërsa nominimet që i bëjnë Qetësorit, në njëfarë mënyre, i ngrenë dhe vlerat. E cilësojnë kandidat të fortë.
Sori me Adin nuk kanë asgjë personale. Madje ia ka thënë këtë. Edhe përsa u përket nominimeve,Adi e ka nominuar shumë më tepër. Ndoshta e shikon me frikë…

Sori ndihet apo jo vetëm, tani që është pa aleatë?
Absolutisht jo! Sori është si më parë. Asnjëherë nuk trembet nga të tillë faktorë. Është folur pak nga banorët kjo, por nuk është aspak e vërtetë. Sori nuk është tipi që do të ndihej vetëm.

Çfarë do t’i veçonit Sorit nga banorët e tjerë?
I kap mirë situatat, është studiues i të tëra gjërave, inteligjent, studion goxha mirë situatat, ngjarjet, nuk i shpëton gjë. Çdo gjë e bën të mirëllogaritur, në vendimet që merr është i prerë, i saktë. Nuk ka frikë nga opinioni i të tjerëve. Të paktën, me syrin tim, kam vërejtur se të tjerët kanë frikë nga debatet, mundohen të sillen mirë, ndërsa Sori nuk ka frikë nga debati.

Sa ndihet mungesa e Sorit në familje?
Dita bëhet monotone. Çdo gjë e qetë, ndërsa me Sorin ke të papritura në çdo minutë. E para, Sorika shumë ide. Çdo ditë do të të japë ndonjë ide të re. I pëlqen ndryshimet. Nuk kanë munguar as propozimet për plane të pritshme për jetën tonë (për të cilat ajo nuk jep detaje). Ai do të eksplorojë, do një familje të madhe. Po ta krahasosh me tipin tim, jemi pak të ndryshëm në këtë. Unë jam e qetë, dua një jetë të mbyllur, Sori do shumë më tepër. Adhuron shumë natyrën, adhuron gjërat e bëra me dorë. Shtëpinë e do larg zhurmave të qytetit. Madje ka ideuar dhe skicat si do e kemi në të ardhmen.

Thonë se “dashuria kalon nëpërmjet stomakut”. Vlen shprehja, kur Sori di të gatuajë mirë?
Ajo që më duhet të evidentoj, duke e lënë paksa mënjanë shprehjen, është ndryshimi. Unë dua shumë gjëra ndonjëherë për të gatuar diçka, ai ia arrin dhe me pak gjëra. Kur kemi datëlindje, fejesa, gjëra të tilla, është Sori që kujdeset. Në ditë të zakonshme, ndodh që gatuaj unë, pasi Sorit i duhet të merret me punë. Por duhet ta pranoj, Sori gatuan shumë më mirë.

Mund ta përdor shprehjen “dashuri” në njohjen tuaj?
Njohja? Mund ta quaj histori paksa të çuditshme. Atëherë isha studente dhe po kaloja me shoqet para universitetit. Ai ishte me kushërirën e vet. Nuk e kisha parë asnjëherë. As ai mua. Përnjëherësh tha: “Me këtë vajzën dua të martohem”. Unë nuk e ktheva as kokën. Mendova siç e kanë çunat që duan të tërheqin vëmendjen. Rastësia e solli që vajza e dajës së Sorit të ishte në një klasë me mua. Ajo pruri një foto të një dasme. Aty kishte shumë njerëz, por mua më vajtën sytë te Sori. “Po ky çuni? Është djali i hallës sime, - vjen përgjigja. - Sa simpatik, - i thashë dhe ndoshta këtu nisi pika e lidhjes. Unë isha paksa e ndrojtur, por më doli instinktive shprehja. Sori në këtë kohë ishte student në Itali, vazhdonte vitin e dytë për filozofi dhe vinte kur kishte pushime. U prezantuam. Përshtypja e parë për Sorin nuk ishte kushedi se çfarë. Ai kishte një vëth në vesh, një shenjë në ballë, dhe as ma mbushi syrin, dukej shumë i egër. Por ishte alegro, djalë i shkathët, pa emocione. Unë emocione kisha, të them të drejtën. Përshtypja e parë shpejt u shua dhe u lidhëm. Pas 6 muajsh u fejuam. Ndenjëm dy vjet fejuar dhe pastaj u martuam.

Jeni ndier ndonjëherë xheloze në ditët kur Qetësori është brenda shtëpisë?
Xheloze? Jo fare. Di që është besnik. E njoh mirë, por njoh pak a shumë dhe shijet e tij. Nuk ka asnjë shkas deri tani të ndihem xheloze. As në jetën e përditshme nuk ndihem xheloze. Është një tip i sinqertë. Për atë që ka, ma thotë. Megjithatë, ai ka krijuar relata të vërteta miqësie me të gjithë, madje edhe me gocat. Një familjar i vërtetë. Ndoshta po të ishte ndonjë nga vajzat provokuese, ndoshta…, por nuk e them dot në këto kushte, kur gocat aty janë goxha të mira.

Për ju u përdor një shprehje, që indinjoi nënën e Qetësorit…
Ishte një shprehje jashtëzakonisht shumë e ulët, që nuk përdoret për asnjë. S’e prisja nga Eltoni që mbahej si intelektual. Normal që më preku pak si shprehje. Edhe atë vetë, nëna e vet e ka bërë. Pa përdorur shprehjen e tij… Ndoshta edhe publiku e vlerësoi….

Javët e fundit si po përjetohen?
Padyshim që e përjetojmë çdo moment të tij. Kemi emocione. Fitorja është gjë e madhe, por do doja që Qetësori të mos ndryshonte asgjë. Është shumë mirë kështu si po ecën.
Shumë i ndjekur është edhe aty ku punoj, në paraburgimin e Vlorës. Edhe familjarët e të burgosurve që vijnë të takojnë të afërmit, nuk harrojnë të bëjnë komente për të. Nëse vlerësohet sinqeriteti, loja e pastër, them se duhet të fitojë.

Diçka për banorët e tjerë…
Adelajda me Bjordin… lidhja e tyre qe disi e sforcuar nga ana e Adelajdës dhe u rrit paksa si lidhje për çmimin final. Gjithsesi, duhet të ketë një ndjenjë.
Bjordi, i vogël, por goxha i zgjuar.
Adelajda, sado që është mësuese, por prapë në botën e saj ndikohet nga mentaliteti.
Po ta shikosh atë, Bjordi e ka ndihmuar dhe plotësuar goxha. Mendoj se pa të, Adelajda do kishte dalë nga shtëpia.

Adi thotë që loz drejt, por mendoj se luan paksa pas shpine.

Anjeza, gocë simpatike, e qetë, pa komplekse. Shkonte me Arjonin, do më pëlqente t’i shikoja bashkë ende. E shoh një vajzë të thjeshtë e pa komplekse. Pozitive.

Moza, habitem shumë që po reziston akoma, pasi nuk është aktive, as në debat, as në shtëpi. Pasqyron vetëm një femër të bukur, por pasive.

Juna, u shfaq person me shumë vlera, e fortë, me kulturë dhe u mendua se ç’do bënte. Tani e shikoj jo si një rivale për Sorin.

Arjani, inteligjent, me eksperiencë jete. Ka lexuar shumë. Është rival në inteligjencë, por i mungon humori. Kjo e fundit e bën Sorin, ndoshta dhe të dallueshëm nga të tjerët.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-26312142669988251292009-05-02T09:47:00.000-07:002009-05-02T09:48:17.338-07:00Big Brother Albania 2 , Arjon Muca, Intervista

Pse ishe në “Big Brother” Arjon?

Kërkoja një trampolinë ideale për t’u hedhur në synimet e mia. Ato lidhen me botën e televizionit ku dëshiroj të bëhem prezantues, por njëkohësisht do të konkurroj edhe në Akademinë e Arteve të Bukura për aktor.

A mund të jetë dialekti që ke në të folur problem për këtë gjë?

Për këtë arsye, do të ndjek edhe një kurs gjuhe dhe diksioni.

A pamë një Arjon të vërtetë në “Big Brother 2″?

Edhe unë nuk e kisha parë veten asnjëherë kaq të vërtetë.

Do ktheheshe përsëri atje brenda, pse?

Po, sepse do kisha dëshirë të provoja përsëri ngrohtësinë që më dha publiku kur dola.

Në “Big Brother” fitojnë të vërtetët, apo ata që aktrojnë më bukur?

Në “Big Brother” fitojnë ata që vendos publiku.

Po ti çfarë bëre?

Po të më pyesje brenda në shtëpi për këtë gjë nuk do të dija të përgjigjesha, por sot më thonë dhe më vlerësojnë si një djalë 360°.

A pate një strategji loje?

Të gjithë patën një strategji, por çdo strategji kur je aty brenda bie brenda pak ditësh.

Të jesh djalë i bukur, të ndihmon apo të ndëshkon në një lojë si kjo?

Unë kam bërë që aspekti fizik të anashkalohej për të nxjerrë në pah vetitë dhe virtytet që më karakterizojnë.

Ti dhe Moza ishit më të bukurit e këtij edicioni, ku qëndron dallimi mes jush (përveç seksit)?

Moza futet në rekordin “Guinness”, si një person që arriti të rrinte në një “reality” që bazohet te dialogu, 80 ditë pa folur.

U afrove shumë me Zhuljetën, ajo tha se ishte lojë, po për ty?

Ndava momente shoqërore shumë të bukura, por për të ishte lojë, unë nuk e vlerësoj për keq, sepse më dhuroi bashkëbisedime të bukura.

Çfarë të tha kur e takove jashtë?

O fodull.

Si po të duket Anjeza, tani që e shikon nga jashtë?

Pak e mërzitur në ato momente që normalisht i kalonim bashkë.

Adela i tha Anjezës se, po të më dilte Bjordi, unë vetëm do qaja, po ti si mendon për reagimin e Anjezës?

Çdo njeri i përballon ndjenjat dhe situatat në forma të ndryshme.

Mendon se Adela e do Bjordin, më shumë se të do Anjeza ty?

Si mund ta mas ndjenjën? Po të ekzistonte një ndjenjëmatës, do isha i pari që do ta kisha blerë.

Qetsori ka thëne se ti e ke dashur më shumë sesa të ka dashur ai, je i zhgënjyer nga këto fjalë?

Personat nuk duan kurrë në të njëjtën sasi, ka gjithmonë një që do më shumë se tjetri.

Cilin kishe me të vërtetë konkurrent aty brenda?

Qetsorin.

A u stepe kur në “Big Brother” hyri Ari, pse?

Për mua, Ari ishte si gjithë të tjerët.

Kush do ta fitojë “Big Brother”?

Qetsori. A do rikthehesh në Itali? Varet nga ofertat e punës që do të kem, sepse jam mësuar të punoj.

Po me Roselën si shkon puna, do ta takosh?

Patjetër që do ta takoj, aty ku mbaron një dashuri, ka shumë vend për një miqësi.

A do të punosh këtë vit në sezonin turistik të verës?

Në Itali kam bërë bagninon (kujdestarin e plazhistëve), ndërsa këtu shpresoj të punoj gjithë vitin.

Çfarë pret të ndodhë me jetën tënde?

Të mos më ndryshojnë gjërat që kam dhe pres të realizoj ëndrrat e mia.

Po për fansat?

Dua t’i shpreh falënderimin tim të madh për çdo ditë që më kanë mbështetur kur isha aty brenda dhe për ngrohtësinë që më falin tani që jam jashtë.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com3tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-26389132449071495222009-05-02T09:46:00.000-07:002009-05-02T09:47:29.818-07:00Arjon Muca flet për banoret

ADI

Gjërat pozitive - Humori

Gjërat negative - Manipulimi

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Në çdo pikë të territorit shqiptar, ndjehem si në shtëpinë time”

PAVLINI

Gjërat pozitive - Kuraja

Gjërat negative - Jo i mirinformuar për Kanunin

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj të të shikoj sa më shpejt bashkë me fëmijët e tu”

DRITANI

Gjërat pozitive - Djalë perfekt

Gjërat negative - Serioziteti i tepërt

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj të më kesh kuptuar më tepër tani që ke dalë”

AGONI

Gjërat pozitive - Mik i mirë

Gjërat negative - Dashuron me shikim të parë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Të kam vlerësuar aty brenda dhe beso se ky vlerësim do të mbetet edhe jashtë”

BJORDI

Gjërat pozitive - Ndjeshmëria

Gjërat negative - I çrregullt

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Mendo me kokën tënde”

SORI

Gjërat pozitive - Karakteri i fortë

Gjërat negative - Enigmatik

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj që përpjekjet e tua të japin rezultatin që shpreson”

ANI

Gjërat pozitive - Zemërbardhë

Gjërat negative - Tepër zemërbardhë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Rrethohu vetëm nga njerëz që të duan të mirën”

ARJANI

Gjërat pozitive - Bagazhi

Gjërat negative - Fjalori i shthurur

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj t’i arrish objektivat e tua”

ELTONI

Gjërat pozitive - Njeri direkt, bagazhi

Gjërat negative - Këpucët e zeza me majë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Më vjen keq që nuk ke hyrë që ditën e parë”

BIKA

Gjërat pozitive - Direkte

Gjërat negative - Mosbesimi te njerëzit

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj ta takosh sa më shpejt Alban Skënderajn”

ADELA

Gjërat pozitive - Oratoria

Gjërat negative - E pasinqertë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Beson se ka qenë kjo rruga e duhur pë të arritur?”

ZHULJETA

Gjërat pozitive - Inteligjenca

Gjërat negative - Mësova duhanin

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Gjithë të mirat në jetë”

ERJOLA

Gjërat pozitive - Inteligjenca

Gjërat negative - Nuk pata kohë t’ia zbuloja

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Do kisha shpresuar të të kisha më tepër brenda në shtëpi”

AIDA

Gjërat pozitive - Arrinte të komunikonte edhe pa fjalë, si dhe ishte një mike shumë e mirë

Gjërat negative - Gjaknxehtësia

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Meriton çdo të mirë që kjo botë mund të të dhurojë”

LIRITA

Gjërat pozitive - Vetëbesimi

Gjërat negative - Mospozicionimi

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Më erdhi keq që nuk u kuptuam”

MOZA

Gjërat pozitive - Bukuria

Gjërat negative - Nuk më “pëlqen”

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Më thuaj arsyen e vërtetë të gjithë këtyre nominimeve”

MESIDA

Gjërat pozitive - Njeri i drejtpërdrejtë, pa lajka

Gjërat negative - Beson shumë te të tjerët

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Besoj se jeta së shpejti do të buzëqeshë”

ANJEZA

Gjërat pozitive - Personaliteti i formuar, sado që është në moshë të re

Gjërat negative - Emotiviteti

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Besoj se mungesa ime do të japë më shumë arsye për të luftuar për fi nalen”

JUNA

Gjërat pozitive - Baza familjare

Gjërat negative - Nuk ka

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Me ty, orët kalonin pa u kuptuar”
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com0tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-2012003066308559442009-05-02T09:45:00.000-07:002009-05-02T09:46:09.176-07:00Anjeza, java e vetmisë së madhe - Prisja të dilte Ari dhe jo Arjoni

Në bisedë me Junën, Anjeza i ka rrëfyer asaj se gjatë gjithë javës, kishte përjetuar ndjesinë se kësaj here, Arjoni do të dilte. Anjeza ka thënë se, nëse të shtunën e kaluar nuk e kishte pasur këtë frikë, këtë herë e kishte parandier. “Nuk doja t’ia thosha Arjonit, sepse nuk doja ta mërzisja!”, ka shtuar ajo. Anjeza i ka treguar gjithashtu se, pavarësisht kësaj, në momentin kur katër të nominuarit kishin shkuar në zonën e kampingut, duke u ndarë prej tyre, ajo kishte shpresuar se personi që do të dilte do të kishte qenë Ari dhe jo Arjoni.

Anjeza: “Më duket sikur jam unë shkaku që doli Arjoni”

Junida i ka qëndruar gjatë gjithë kohës pranë Anjezës së trishtuar nga dalja e Arjonit. Ajo i ka thënë të mos mërzitej dhe të mundohej t’i merrte gjërat pozitivisht. Prania e policëve të “Portokallisë” brenda shtëpisë së “Big Brother” sikur ia largoi fillimisht mendjen, por më vonë, pas largimit të tyre, kur shtëpia ra në qetësinë dhe rutinën e përditshme, ajo shpërtheu në lot. “Je e mërzitur apo të vjen inat?” - e ka pyetur Juna, ndërsa bisedonin. “Të dyja!”, i ka thënë Anjeza. “Më duket sikur e ndjeja që do të dilte!”, ka shtuar ajo. “Nuk më besohet që ka ikur Arjoni!”, ka thënë Anjeza. “Më duket sikur jam unë shkaku!”.

Anjeza: “Qetsor, Arjoni të ka dashur shumë!”

Anjeza i ka thënë Qetsorit se Arjoni e “kishte pasur shumë xhan” atë dhe e shprehte gjithandej me të gjithë. “Aq sa mua më vinte shumë inat që e shprehte dhe i thosha “mos thuaj që e do aq shumë!”. Qetsori ka thënë se ndoshta Arjoni e donte më shumë nga ç’e donte ai. Por, sipas Anjezës, ata të dy e donin njëri-tjetrit, pavarësisht se kush e shprehte më shumë. Adela ka ndërhyrë, duke thënë se Qetsori kuptohej se cilin donte e cilin jo, pavarësisht se mundohej ta fshihte. “Arjoni e ka kuptuar vet sa dhe kur”, ka thënë Qetsori.

Anjeza, Mozës “Ti duhej të dilje nga ‘Big Brother’ para disa banorëve që meritonin të ishin ende këtu”.

Anjeza e pyet Mozën se çfarë mendon ajo në lidhje me faktin se vazhdon të qëndrojë ende në shtëpi prej kaq shumë kohësh. Anjeza thotë se tek ajo ka parë vetëm një vajzë të thjeshtë, që nuk merret me debate, që nuk ka shpirt luftarak, që i pëlqen të merret vetëm me veten, por që këto gjëra i ka parë si jashtë dhe brenda shtëpisë. Moza ia kthen se të njëjtat gjëra që po thotë ajo për të, ka parë edhe ajo tek Anjeza. Anjeza insiston në pyetjen e saj se çfarë ka vlerësuar publiku tek ajo. Moza përgjigjet se ka vlerësuar thjeshtësinë, sinqeritetin dhe një vajzë që përfaqëson veten dhe moshën e saj. Anjeza vazhdon të thotë se e sheh Mozën shumë pasive dhe se kanë dalë nga loja banorë që kanë qenë më aktivë e që kanë dhënë më shumë se ajo. Moza i kundërpërgjigjet se dhe ajo nuk ka qenë shumë aktive dhe se pikë i ka dhënë vetëm lidhja me Arjonin.

Adela provokon Anjezën: Të më kishte dalë mua Bjordi, do isha duke qarë”

Zënkat midis Anjezës dhe Adelës vazhdojnë edhe gjatë ngrënies së drekës. Adela e komenton këtë ndryshim tipi të Anjezës për faktin se ka dalë në nominim, por Anjeza ia kthen se ajo e ka nga gjëra të tjera, pasi në nominim ka qenë dhe më parë dhe shton se Adela, si vajzë e zgjuar që është, duhet t’i kuptojë mirë. Adela shprehet gjithashtu se, nëse asaj do t’i kishte ikur Bjordi, do të qëndronte vetëm në ndonjë cep pa folur e duke qarë. “Se çfarë kam unë brenda, nuk e sheh as ti e as asnjë”, ia kthen Anjeza, por Adela thotë se ashtu mendon dhe mund të thotë çfarë i do qejfi.

Anjeza: “Qëndrimi afër Arjonit, nuk më ka penguar”

Anjeza vazhdon të shprehë se gjendja e saj aktuale nuk ka lidhje as me nominimin e as me faktin se Arjoni e paska penguar që ajo të shprehë veten më parë, siç doli në konkluzion Ari me Sorin. Sori sqaron se fakti që ajo ka ndenjur më shumë me Arjonin, e ka penguar që të bëjë lojë individuale. “Unë kam jetuar atë që më pëlqente dhe e lashë mënjanë lojën, edhe pse Arjoni më këshillonte të kundërtën”, thotë Anjeza.

Anjeza: “Jam e lumtur me Arjonin”

Anjeza i tregon Junës për marrëdhënien e saj me Arjonin. Ajo i tregon se kur e shihte nga jashtë, para se të hynte në shtëpi, kishte disa gjëra që nuk i pëlqenin tek ai, por kur e njohu nga afër, e pëlqeu shumë. Ajo thotë se nuk mund ta përshkruajë, por atë që ndjejnë, e ndjejnë me të vërtetë, por dikush i shpreh më shumë e dikush më pak ndjenjat. Anjeza shprehet se kur të dalë jashtë, do ta shohin lidhjen e saj me Arjonin. Sipas saj, edhe sikur lidhja e saj të mos funksionojë, gjë që nuk e mendon se do të ndodhë, çastet që ka kaluar e përjetuar me të dhe emocionet kanë qenë si kurrë ndonjëherë. “Sido që të jetë situata jashtë, jam e lumtur për këtë”, shprehet Anjeza për lidhjen me Arjonin.

agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com1tag:blogger.com,1999:blog-3435644948388995444.post-84949823727907855092009-05-02T09:44:00.000-07:002009-05-02T09:45:14.831-07:00Sori nuk është Kapedani : Një shefeje seksi, nuk do t’i rezistoja

Ekskluzivisht për suplementin “Big Brother”, Sorit i kemi shkëputur një rrëfim nga dhoma e kuqe e shtëpisë së famshme, ku tema e pyetjeve lidhej me filmin “Kapedani”, interpretuar nga një bashkëqytetar i konkurrentit, legjendari Albert Vërria. Sori nuk harroi me këtë rast të dërgojë urimet më të mira për gruan e tij, Liljana, që dje ka pasur ditëlindjen.

Sori sot, apo Kapedani dje?

Sori sot.

Kapedani kishte vetëm gabime?

Jo, nuk i kishte të gjitha gabim.

Mes Adelës dhe Junës, cilën do të doje ta kishe shefen tënde?

Do pëlqeja Junën.

Po si kapitene anije, duke qenë se je vlonjat, do të preferoje Aidën apo Bikën?

Bikën e shoh si vendimtare, këmbëngulëse, nga ato që i shkon erës përballë, por që rrezik të mbyt. Aida më duket kapitene e zonja, pasi me mënyrat e saj e gjen një rrugë shpëtimi, pasi ka guxim, por edhe zgjuarsi. Ndryshe nga Bika, Aida vesh rroba banje dhe duket më bukur një kapitene kështu.

Do pranoje që ti të rrije në shtëpi i mbyllur, duke gatuar dhe duke rritur fëmijët dhe të ishte gruaja që të punonte?

Po, nuk e kam problem të qëndroj në shtëpi dhe të merrem me fëmijët e mi. E kam thënë që më duket “padrejtësi” që janë kryesisht femrat që janë më të lidhura me fëmijët, për vetë faktin se rrinë më shumë kohë brenda në shtëpi.

Më mirë Sori me një shefe seksi, apo Liljana (bashkëshortja) me një shef tërheqës?

Liljana është shumë më e fortë se unë në këtë aspekt. Unë jam më i dobët dhe do të tundohesha më lehtë. Më mirë gruaja ime me një shef seksi.

Cilën nga banoret do të zgjidhje si Kryeministre? Mesidën. - Cili nga meshkujt e këtij edicioni meriton të quhet Kapedan?

Tani. Tani, kapedani, ai nuk pranoi të flinte me gruan e tij këtu në “Big Brother” dhe unë e kam kritikuar për atë veprim.
agonhasanihttp://www.blogger.com/profile/18350337931847253996noreply@blogger.com0